Kur do të nisë procesi mësimor? Përgjigjet ministrja e Arsimit!
Written by Radio Travel on 02/12/2019
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në në deklaratë zyrtare për mediat ka folur për vijueshmërinë e procesit mësimor në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Me date 9 dhjetor do të nisë mësimi në qarkun më të prekur, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të nisë mësimi në 5 dhjetor. Përsa i përket datave të pushimeve, duhet të rishikohen për të marrë veten me mësimin dhe orët e anulluara. Ministrja gjithashtu është shprehur se ditën e sotme të gjithë mësuesit, duhet të paraqiten në punë. Për Durrësin ,situata është e kuptueshme nëse nuk paraqiten, por në Tiranë do të ketë monitorim. Për arsimin e lartë, ministrja ka njoftuar se ato janë autonome dhe në bazë të rektoratit, secili e zgjedh vetë kur do të rinisë procesi mësimor.