Kur do të hapet për turistët ishulli Phi Phi në Tajlandë!

Written by on 27/04/2019

Gjiri i Majave me famë botërore në ishullin Phi Phi në Tajlandë u mbyll për publikun pasi
shkëmbinjtë e saj të bukur me korale u shkatërruan nga anijet. Që nga mbyllja, ekspertët dhe
vullnetarët kanë punuar me kujdes duke e kthyer gjirin në lavdinë e tij të mëparshëm.Ata kanë
marrë pjesë të koraleve të ngordhura dhe i kanë vendosur përsëri tek gurët për t’u rritur. Korali
fillimisht është ngjitur në një shkëmb me ngjitës të fuqishëm dhe pas një jave është vënë re se ai
ka lulëzuar. Koralet sigurojnë ushqim dhe strehim për shumë lloje të jetës detare, kështu që kur
ato janë të shëndetshme, jeta detare lëvizë dhe lulëzon. Nderkohe ekspertete turizmit ne Tajlande
shprehen se gjiri duhet të mbetet i mbyllur për rreth katër vjet që të rimëkëmbet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist