Kupa e Botes 2026 ne SHBA – Kanada – Meksike
Written by rt on 13/06/2018
Treshja SHBA-Kanada-Meksike u zgjodh nga federatat anetare te FIFA-s, me 134 vota pro dhe 65 kunder ndaj konkurrentit te tyre, Marokut, per te pritur Kupen e Botes 2026, ne perfundim te Kongresit te organizuar ne Moske, nje dite para hapjes se Boterorit 2018. Bileta amerikano-veriore, qe kishte premtuar gjate fushates per organizimin e “Kupes se Botes me fitimprurese te historise”, do te ngarkohet per te pritur Kupen e pare te Botes me 48 ekipe. Per Marokun, behet fjale per deshtimin e peste, pas atyre te vitit 1994, 1998, 2006 dhe 2010. Kupa e Botes eshte zhvilluar edhe me pare ne Ameriken e Veriut, fillimisht ne Meksike ne vitin 1986 dhe SHBA ne vitin 1994. Per Kanadane kjo eshte hera e pare qe paraqitet si vend organizator i Kupes se Botes. Ne 8 vjet keto tre shtete te Amerikes se Veriut do te pergatisin infrastrukturen e kampionatit Boteror me te madh, me plot 48 skuadra, 80 ndeshje, ne harkun e 34 diteve.Kandidatura e 3 vendeve te Amerikes se Veriut mori 67% te votave, kundrejt 33% te Marokut.