Kultura shqiptare do të njihet në dimensione të reja! Prezantohet projekti “Polyphonia”!

Written by on 06/12/2019

“Polyphonia” titullohet projekti i prezantuar ditët e fundit në qytetin e Vlorës, ku drejtues të grupeve polifonike të qytetit kanë diskutuar për ruajtjen e kësaj trashëgimie shpirtërore të pasur dhe autentike. Në këtë projekt ndërkufitar, i cili mundësohet nga fondet e Bashkimit Europian nga programi për ruajten e trashëgimisë kulturore. Organizmi dhe realizimi ditës së informimit të hapur në Vlorë ka patur qëllim prezantimin e projektit dhe objektivat e tij për publikun, rritjen e vetëdijes dhe tërheqjen e interesit të aktorëve kryesorë të interesuar, nisur nga nevoja për të studiuar, mbledhur dhe ruajtur trashëgiminë e pasur dhe autentike. Projekti adreson disa dimensione të politikave të BE-së të tilla si kultura dhe turizmi  qëndrueshëm.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist