Kulla e Tulipanit ne Londer, problem per kontrollin e trafikut ne aeroporte!

Written by on 07/12/2018

Ditet e fundit Autoriteti Aeroportual i kryeqytetit britanik Londres,  ka shprehur shqetesimet e tij ne drejtim te ndertimit te nje prej kullave me te larta ne Londer, e cila do te kete formen e nje tulipani dhe pjese e se ciles do te jene edhe disa sfera te vogla rrotulluese prej xhami te cilat qendrojne ne pjesen e saj me te larte dhe qe do te shkeputen prej saj per t’i ofruar vizitoreve nje pamje sa me qarte te qytetit. Sipas aeroportit nje gje e tille mund te perbeje problem per sherbimin ajrot sespe ato gondola te vogla ajrore mund te krijojne probleme per kontrolluesit e trafikut ajror. Lartesia e kesaj ndertese do te jete sa dyfishi i London Eye. Kulla e Tulipanit do te kete ne brendesi te saj lokale, restorante dhe nje galeri. Plani i propozuar per fillimin e ndertimeve te kesaj kulle eshte fillimi i vitit 2020 dhe do te zgjase deri ne vitin 2025.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist