“Kukullat” pushtojnë Tiranën!

Written by on 28/05/2018

 

“INTERNATIONAL PUPPET THEATRE FESTIVAL ALBANIA”  është festivali më simpatik i momentit në Tiranë! Teatro dhe Kompani Teatrore nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria do të performojnë çdo ditë deri ne daten 1 qershor, në Teatrin Metropol dhe sheshin Skënderbej për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim eksperiencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme. Këtë e pohoi live për Tarvel Club, drejtoresha artistike e këtij festivali Aurora Qazimi! Me tej ajo u shpreh se: përgjatë javës së këtij festivali, do të ketë guida në vende turistike dhe historike ( Krujë, Petrelë, Lezhë etj…) në këtë vit të shpallur si viti i Skënderbeut. Ndërkohë ky festival do të jetë i përvitshëm dhe vazhdimisht me trupa nga vende të ndryshme te botës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist