Kuba eksperimenton me blerjet online!
Written by rt on 23/02/2019
Sherbimet e shit-blerjes online jane duke u testuar per here te pare nga nje supermarket ne Havana, kryeqytetin e Kubes. Ne faqen zyrtare te supermarketit ne fjale, klientet mund te gjejne ushqim, vere dhe produkte kozmetike mes shume gjerave te tjera, por jo pajisje elektroshtepiake apo edhe pajisje te tjera te permasave me te medha.Supermarketi nuk ofron dergesen ne shtepi, por klientet duhet te ikin t`i marrin vete produktet qe kane porositur. Çmimet e produkteve jane te njejta me ato qe jane ne supermarket fizikisht. Nderkohe qe per shumekend nder ne kjo mund te duket diçka mese normale, dhe qe ne Europe e me gjere perdoret tashme prej shume e shume vitesh, per kubanet eshte nje risi e jashtezakonshme, pasi ata vetem tani po mund ta njohin pazarin online.Kuba eshte nje vend qe vuan teknologjine dhe risine. Interneti ne vend ende nuk ka hyre masivisht dhe priviligjenin per te lundruar ne rrjet e ka vete nje pjese e vogel e popullsise. Qeveria kubane deklaron se shume shpejt do ta zgjeroje ndjeshem sherbimin e tregtise ne rrjet, ne me shume qytete dhe ne me shume produkte.