Ku do te zhvillohet samiti global i hotelerise dhe turizmit?
Written by rt on 02/04/2019
Një numër rekord delegatësh, delegacionesh ndërkombëtare, folësish dhe media do të formojnë Samitin Global të Këshillit Botëror të Hotelerise dhe Turizmit, që do të mbahet kete jave ne datat 2-4 Prill në Sevilje të Spanjës. Ky samit do të jetë ngjarja më e rëndësishme turistike e vitit 2019 dhe njohja e duhur e një sektori që kontribuoi 10.4 % në GDP-ne globale vitin e kaluar. Turizmi cilesohet si një nxitës kryesor për investimet dhe rritjen ekonomike në nivel global dhe ka mbështetur rreth 319 milionë vende pune në të gjithë botën.