Ksamili, destinacioni perfekt për pushime të minutës së fundit
Written by rt on 01/08/2018
Ksamili, destinacioni perfekt për pushime të minutës së fundit
Revista prestigjoze e udhëtimeve CONDÉ NAST TRAVELLER ka sygjeruar Ksamilin në vendin e pare te 9 destinacioneve ideale per pushime te minutes së fundit.
Ksamili në Shqipërinë e Jugut është një destinacion i mrekullueshëm, me plazhe të paprekura nga dora e njeriut, që i ngjasojnë Karaibeve. Ai është ende disi i panjohur nga turistët e huaj, prandaj mund të gjenden edhe rezervime të minutës së fundit. Ndodhet përballë Korfuzit, mund të shihet nga plazhi dhe të mbërrihet me varkë për gjysmë ore – eshte perfekt, shkruan revista ne fjale.
Pas Ksamilit destinacione të tjera të sygjeruara nga revista janë dhe Interlaken Zvicër, Jugu i Francës, Malaga dhe Cadiz në Spanjë, Pirenejet dhe Alpet Franceze.