Kryeveprat e arkitektit amerikan, pjesë e UNESCO-s
Written by Radio Travel on 09/07/2019
Trashëgimia botërore e UNESCO- s ka bashkuar në radhët e saj kryeveprat e arkitektit amerikan Frank Lloyd Wright. Tetë ndërtesa të arkitektit të ndërtuara gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të janë tani në listën e UNESCO-s. Veprat e arkitektit amerikan kanë ndikuar në zhvillimin e arkitekturës moderne në Europë. Procesi për t’i pranuar veprat, ka zgjatur rreth 15 vite. Për tu bërë pjesë e trashëgimisë botërore, një vend duhet të pëmbushë të paktën një nga dhjetë kriteret e përzgjedhjes. Vendet të cilat bëhen pjesë e UNESCO-s, zakonisht kanë një rritje të ndjeshme të industrisë së turizmit.