Kryeministri grek Mitsotakis njofton 4 masat e reja

Written by on 13/07/2021

Së fundmi, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar për 4 masa të reja në kuadër të pandemisë. Vaksinimi i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve bëhet i detyrueshëm pasi është kategoria më e prekshme. Po ashtu nga data 1 shtator vaksinimi do jetë me detyrim dhe do të zbatohet për punonjësit shëndetësorë, në sektorin publik dhe privat.

Vaksinimi do të mundësohet edhe për Forcat e Armatosura. Sa i takon klubeve të natës, bareve apo kinemave, duke filluar nga  e premtja deri në fund të muajit gusht, ato do të jenë të hapura ekskluzivisht për të vaksinuarit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist