Krocerat, sezon i suksesshem ne portin e Durresit!
Written by rt on 05/11/2018
Ne portin e Durresit gjate ketij sezoni veror kane mberritur me kroçera turiste nga rreth 50 vende te botes, por numrin me te madh e zene vizitoret nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. Nga maji deri ne nentor te ketij viti ne portin e Durresit jane ankoruar 15 kroçera dhe veliere me 6.553 turiste gjithsej.Vetem kroçera “Ocean Dreams” ka sjelle ne port 886 turiste nga Japonia, si dhe 187 te tjere nga Kina dhe Taivani, duke shenuar edhe numrin me te madh te turisteve qe mberrijne nga vendet e Azise lindore me kroçera. Durresi eshte kthyer prej vitesh ne nje destinacion mjaft te kerkuar nga turistet me kroçera dhe perveç qytetit antik bregdetar ata vizitojne edhe qytete te tjera me rendesi historike dhe administrative si Kruja, Berati, Tirana apo Apollonia.