Kroacia nis ndërtimin e Urës së Peljesaçit! Turistët mezi e kanë pritur!

Written by on 31/07/2018

Kroacia nis ndërtimin e Urës së Peljesaçit! Turistët mezi e kanë pritur!

 

Kroacia nis ndërtimin e urës që shmang Bosnjën dhe  lidh dy atraksionet turistike kryesore të vendit: qytetin mesjetar të Dubrovnikut dhe portin kryesor të Splitit me pjesën tjetër të vijës bregdetare. Aktualisht, turistët që dëshirojnë të lëvizin nga Dubrovniku, së pari duhet të kalojnë rreth 20 kilometra të bregdetit të Bosnjës, duke përfshirë dy pika kontrolli kufitare. Ndërtimi zyrtarisht filloi ditën e hënë në Kroaci, por ky projekt është kundërshtuar fuqishëm nga Bosnja fqinje.  Zyrtarët kroatë thanë se projekti pritet të kushtojë 540 milionë euro, me financimin e BE-së në 85 për qind të saj. Zyrtarët thanë të hënën se ura 2.4 kilometra duhet të përfundojë për afro tre vjet dhe infrastruktura shtesë pritet të përfundojë deri në vitin 2022.Turizmi siguron të ardhurat kryesore për ekonominë e Kroacisë, e cila mbetet një nga më të dobëtat në BE.

Kroacia nis ndërtimin e Urës së Peljesaçit! Turistët mezi e kanë pritur!


Current track

Title

Artist

Background