Kosova mbyll bizneset e bastit dhe kazinotë!
Written by rt on 11/05/2019
Në Kosovë nuk do të ketë më lokale bastesh dhe kazino funksionale. Admistrate Tatimore e Kosovës ka deklaruar se vendimi ka hyrë ne fuqi me 10 maj. Këto biznese , 19 nga të cilat janë nga Shqipëria do të jenë të mbylluar për 10 vitet e ardhshme. Revokimi i licencave , do ti konsiderojë të jashtëligjshme këto aktivitete prej datës së hyrjes në fuqi. Ligji për lojrat e fatit nuk i përfshin lojrat shpërblyese të kompanive të cilat do të mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre normalisht. Kazinotë dhe lojrat e fatit kanë qenë mjaft të frekuentuara nga qytetarët, dhe nga to ka patur përfitim edhe shteti.