Korriku dhe gushti, muaj të ngarkuar për Aeroportin e Rinasit

Written by on 10/09/2021

Korriku dhe gushti rezultojnë të kenë qenë muaj tepër të ngarkuar për Aeroportin e Rinasit, duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë. Mësohet se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që cilësohet si viti më i mirë i turizmit.

Megjithatë sipas të dhënave të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes rrugëve ajrore ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background