Korrik 2018, 1 milion turistë vizituan Shqipërinë

Written by on 02/08/2018

Korrik 2018, 1 milion turistë vizituan Shqipërinë

Shqiperine e kane vizituar mbi 1 milion turistë të huaj, vetem gjatë muajit Korrik të këtij viti. Shifrat janë bërë të ditura nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Rritja e turizmit është shtirë edhe në sektorin e transportit ajror, ku gjatë muajit Korrik aeroporti i Rinasit ka pritur mbi 192 mijë shtetas të huaj, për një rritje vjetore mbi 30%. “Për periudhën Qershor-Korrik 2017 rritja e vizitorëve të huaj ishte vetëm 8%. Ndërkohë që për periduhën Qershor-Korrik 2018 kemi një rritje 17% krahasuar me një vit më parë”, deklaroi ministri.  Nderkohe ne kete raport te ministrit te Turizmit thuhet se “Nga turistët që kanë hyrë në Shqipëri për herë të parë 85% deklarojnë dëshirën e tyre për t’u rikthyer. Ndërsa 92% e tyre shprehen se do të rekomandojmë Shqipërinë për destinacionet e miqve të tyre vitet e ardhshme”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist