Korça mirëpriti eventin më të madh sportiv në vend – Kampionati i 30-të Ballkanik i atletëve master. 

Written by on 20/09/2021

Qyteti i Korçës mirëpriti eventin më të madh sportiv, për herë të parë në Shqipëri, kampionatin e 30-të Ballkanik të atletëve master.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo publikoi momente nga ky aktivitet teksa u shpreh se “720 atletë nga Ballkani, Evropa, Kosova dhe Shqipëria janë bërë pjesë e këtij aktiviteti fantastik tek zona sportive në Korçë”.

Sipas tij, pavarësisht situatës pandemike mbi 610 atletë të huaj dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit, u bënë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist