Kopshti antik japonez shndërrohet në ekspozitën më mbresëlënëse që ju kanë parë sytë!

Written by on 03/12/2020

Një ekspozitë e pabesueshme është çelur në Japoni duke tejkaluar kufijtë e së zakonshmes. Kopshti Kairakuen në Mito është shndërruar në një ekspozitë me ekrane interaktive që përmban 3000 pemë, ku të gjitha transformohen në vepra arti të gjalla në sajë të teknologjisë. Si pjesë e projektit për “Natyrën e Digjitalizuar”, ekspozita do të jetë e hapur nga 13 shkurti deri në 21 mars të 2021. Koncepti i projektit është që teknologjia dixhitale jomateriale mund ta kthejë natyrën në art pa e dëmtuar atë. Realizimi në natyrë gjithashtu e bën më të lehtë zbatimin e protokolleve të sigurisë COVID-19. Mendohet se ekspozita do të thithë një prurje të konsiderueshme të ardhurash nga turistët.


Current track

Title

Artist