Komsioni Europian i Turizmit,  entuziast për vitin 2019!

Written by on 11/05/2019

 

Sipas raportit të fundit të mbylljes së tremujorit të parë të vitit , Komisioni Europian i Turizmit është shprehur entuziast për rritjen e vazhdueshme të të ardhurave nga turizmi. Përpos ngadalësimit të ekonomisë botërore, tensioneve tregtare apo pasigurive politike si ndikues kryesorë në zhvillimin e kësaj industrie , destinacionet kryesore kanë patur rritje progresive. Një nga desitnacionet me impresionues ka qenë Mali i Zi, duke rritur investimet në infrastrukturë dhe duke përimirësuar cilësinë e shërbimeve. Portugalia dhe Spanja , kanë “thyer”, rekordet e të ardhurave vjetore nga turizmi. Drejtori ekzekutiv i Komisionit, ka thënë se lidhjet e forta ajrore, aktivitetet promocionale kanë luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave nga industria e turizmit. Forca relative e dollarit kundrejt euros , vazhdon ta mbajë Europën destinacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist