Kompania ajrore ‘’Qantas’’ vaksinon të gjithë ekipin/ Përjashtohen vetëm ata me shqetësime shëndetësore!

Written by on 18/08/2021

Kompania ajrore australiane Qantas, ka njoftuar se do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve në vijën e parë të frontit, që të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit brenda tre muajve.

Grupi Qantas, që ka në pronësi kompanitë Qantas dhe Jetstar, ka thënë përmes një deklarate se ekipet në aeroplanë, pilotët dhe punëtorët në aeroporte, do të duhet të jenë të vaksinuar deri më 15 nëntor, derisa pjesa tjetër ka kohë deri më 31 mars 2022 për t’u imunizuar plotësisht. Kompania theksoi ndër të tjera, se do të bëjë përjashtime për personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore, mirëpo këto raste pritet të jenë të rralla.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist