Komisioni i BE-së miraton skemën 210 milionë euroshe për udhëtimet e anuluara
Written by Radio Travel on 18/11/2021
Komisioni i BE-së njoftoi dje, se një skemë belge prej 210 milionë eurosh është miratuar për të mbështetur organizatorët e udhëtimeve që janë prekur nga shpërthimi i COVID-19. Skema e cila do të marrë formën e kredive të subvencionuara, është miratuar në kuadër të Kornizës së Përkohshme të Ndihmës Shtetërore.
Sipas Komisionit, kjo skemë synon të kompensojë organizatorët e udhëtimeve që lëshuan kupona për udhëtime të anuluara për shkak të kufizimeve të COVID-19 dhe që tani duhet të rimbursojnë vlerën monetare të kuponëve për udhëtarët./radiotravel.al