Koloseu ne Rome : nga 1 nëntori rritet cmimi i bieltës  në 16 euro

Written by on 12/03/2019

Koloseu ne Rome : nga 1 nëntori rritet cmimi i bieltës  në 16 euro

Rritja dhe diferencimi i llojeve të biletave nenkupton  një ofertë gjithnjë e më te pasur dhe më te arritshme për destinacionin kulturor me te vizituar ne Itali- shpjegojne autoritetet e Koloseut. Parku Arkeologjik i Kolosseumit sapo ka paraqitur  planin e ri të biletave. Nga 1 nëntori i 2019 bileta “Basic” e cila përfshin Koloseun, Foro dhe Palatino – shpjegon drejtoresha e Parkut Arkeologjik, Alfonsina Russo – do të shkojë nga 12 në 16 euro .

Ne te njejten kohe vizitoret mund it blejne dhe biletën e re “Super” për 16 euro që ju lejon të vizitonjne Foro Romano, Palatino dhe Super Sites (Museo Palatino, Casa di Augusto e di Livia, Aula Isiaca e Loggia Mattei, Criptorportico Neroniano, Santa Maria Antiqua con oratorio dei Quaranta Martiri e Rampa Domizianea, Tempio di Romolo). Gjithashtu nga nëntori do të ketë një biletë “Full Experience”  për 22 euro që do të zgjasë 2 ditë dhe do të lejojë vizitën e plotë: Colosseo, Arena, Foro, Palatino dhe  Super Sites.

Deri në 60 milionë njerëz, të barabartë me 0.8% të popullsisë botërore, kanë vizituar “thesarin e Romës” në 10 vitet e fundit. “Numri i vizitorëve – shpejgon Alfonsina  Russo – është në rritje të vazhdueshme, madje edhe më e lartë se ajo e turistëve që mbërrijnë në Romë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist