“Knight Frank”, Shqipëria në hartën e navigimit të jahteve luksozë

Written by on 08/03/2019

Shqipëria tashmë është shndërruar dhe në destinacionin e turizmit elitar pasi jahtet dhe kroçerat luksoze po frekuentojnë portet e vendit tonë.

Së fundmi, Shqipëria ka hyrë në hartën e navigimit të jahteve luksozë, që vijnë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Prestigjiozja “Knight Frank” ka publikuar së fundmi raportin për 2019 në shumë sektorë dhe tek hyrje-daljet e jahteve tregojnë se Shqipëria është pjesë e ndalesave të këtyre jahteve.

Shifrat tregojnë se Shqipëria është destinacioni i vetëm 3% prej udhëtimeve verore të tyre në kontinentin e vjetër. Paçka se shifra duket mjaft e vogël, ajo e vendos vendin tonë në hartën e këtyre udhëtimeve luksoze.

Vendi ynë, me 3%, rezulton të jetë në të njëjtat pozita me Maltën, vend i cili ndodhet në qendër të Mesdheut.

Mali i Zi është në pozita më të favorshme se ne, pasi merr 6% të totalit. Turqinë ndërkohë e kanë si destinacion vetëm 4% e udhëtimeve me jaht. Kroacia mbledh vetëm 8%, ndërsa Greqia, vend me një vijë bregdetare mjaft të gjatë si dhe me turizmin mjaft të zhvilluar, 9%.

Italia, Franca, Spanja dhe Monaco, me 19%, 16%, 12% dhe 11%  respektivisht rezultojnë të jenë në krye të listës europiane të destinacioneve të preferuara të jahteve.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist