Klosi: Brenda 31 dhjetorit duhet te mbyllen venddepozitimet e mbeturinave ne 61 bashki!
Written by rt on 17/11/2018
Brenda dates 31 dhjetor te ketij viti, te 61 bashkite ne vend duhet te marrin masa per te mbyllur venddepozitimet ilegale dhe qe nuk plotesojne kriteret, ne te kundert do te gjobiten.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ne nje takim me perfaqesues te pushtetit vendor kerkoi mbylljen e 198 vend depozitimeve ku 130 prej tyre jane afer lumenjve dhe 35 afer zonave te mbrojtura, per ti kthyer ato ne parqe. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit apeloi per bashkepunim per pergatitjen e sezonit te ardhshem turistik duke paralajmeruar nisjen e nje tjeter aksioni pastrimi ne date 23 nentor, ndersa i kerkoi bashkive te prodhojne ekonomi permes agroturizmit duke shtuar se buxheti i 2019-es krijon mundesi per te investuar ne kete sektor.