Kina propozon masën e re: Kod udhëtimi për ata që duan të lëvizin lirshëm jashtë

Written by on 24/11/2020

Presidenti i Kinës, Xi Jinping kërkon vendosjen e një “mekanizmi global” që parashikon përdorimin e kodeve skanuese për udhëtimet ndërkombëtare. Ai tha se kodi do të mundësojë gjurmimin më te shpejtë dhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve.“Ne duhet të harmonizojmë edhe më tej politikat dhe standartet, dhe të vendosim rrugë të shpejta për të lehtësuar lëvizjen e rregullt të njerëzve”, tha Jinping. Në bazë të këtij kodi që lëshohet, përdoruesve u jepet një kod shëndetësor bazuar në ngjyra. Një kod i gjelbër e lejon dikë të udhëtojë lirshëm, ndërsa një kod portokalli ose i kuq tregon se ata kanë nevojë për karantinë deri në dy javë.


Current track

Title

Artist