Kina dekurajon udhëtimet për Vitin e Ri Hënor, zemërohen miliona kinezë
Written by rt on 08/02/2021
Normalisht në këtë kohë të vitit, qindra miliona kinezë do të mbushnin trenat dhe aeroplanët për të udhëtuar drejt shtëpive për të festuar Vitin e Ri Hënor me familjen e tyre. Por këtë vit, migrimi më i madh njerëzor në Tokë është lënë në pritje, pas thirrjes së qeverisë kineze për të shmangur udhëtimet “jo thelbësore” gjatë periudhës së pushimeve për të parandaluar një ringjallje të koronavirusit.Viti i Ri Hënor, i njohur gjithashtu si Festa e Pranverës në Kinë, është festa më e rëndësishme në kalendarin kinez , ekuivalenti i Festës së Falenderimeve, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri së bashku. Për shumë kinezë që janë larguar nga vendlindjet për mundësi më të mira pune në qytete të mëdha, kjo festë është e vetmja mundësi që ata të shikojnë familjet e tyre për këtë vit.