Këtë vit Gjiri i Lalëzit më i pastër !
Written by rt on 05/04/2019
Kolektori i ri në Gjirin e Lalëzit pritet të jetë funksional gjatë muajit maj. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka inspektuar punimet dhe ka vleresuar këtë investim si një zgjidhje afatgjatë dhe professionale. Znj. Balluku shtoi se një projekt i tillë duhet të implementohet edhe në zona të tjera bregdetare. Ndërkohë, kreu i Ujësjellës Kanalizimeve, Kovaçi deklaroi se rrjeti i kanalizimeve do të përfundojë plotësisht brenda sezonit veror.