Kete sezon mbi 15 krocera ne portin e Durresit!

Written by on 03/04/2018

Kete sezon mbi 15 krocera ne portin e Durresit!

15 kroçera dhe veliere kane prenotuar lundrimet e tyre drejt portit te Durresit ne sezonin turistik te vitit 2018.Nga te dhenat e Autoritetit Portual Durres  mesohet se lundrimet drejt Durresit do te fillojne me 9 maj dhe do te perfundojne me 20 nentor te ketij viti. Anija turistike “La Belle de L’Adriatique”, e cila hapi sezonin e kroçerave edhe vitin e kaluar ne qytetin bregdetar, do te ankorohet perseri e para per kete vit ne Durres.Mesohet gjithashtu se velieri turistik “Sea Cloud”, e cila preferon lundrimet ne Durres prej me shume se 10 vitesh gjate ketij sezoni turistik do te ankorohet 7 here ne portin me te madh te vendit tone. Autoriteti  ka marre te gjitha masat per ankorimin e kroçerave ne kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe per lehtesimin e levizjes se turisteve ne hapesiren portuale gjate qendrimit prej 10-14 ore ne Durres.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist