Kete sezon jo me ndotje akustike ne plazhet shqiptare!

Written by on 03/04/2018

Kete sezon jo me ndotje akustike ne plazhet shqiptare!

Ndotja akustike ne plazhe nuk do te lejohet ne sezonin e ri turistik.Gjate nje takimi me drejtuesit e bashkive ne qarkun e Vlores, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmeroi se ministria e Mjedisit do te revokoje lejet mjedisore per ato hotele, bare apo restorante qe do te shkaktojne ndotje akustike.Per te pasur nje transparence dhe zbatim sa me te mire te ligjit, ministri Klosi tha se te gjitha bashkite duhet te pergatisin harten e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika. Vec kesaj eshte kerkuar edhe nje harte e zonave ku mund te ushtrohen sportet e ujit me qellim shmangien e aksidenteve ne uje eshte nje tjeter detyre e pushtetit vendor. Duke folur me tej per sigurine e plazheve, ministri theksoi se bashkite duhet t’u kerkojne bizneseve qe te kene te pakten nje person per te dhene ndihmen e pare.


Current track

Title

Artist

Background