Kete muaj 41 jahte ankorohen ne portin e Durresit!
Written by rt on 24/09/2018
Numri i jahteve turistike qe jane ankoruar ne kalatat e portit me te madh te vendit qe nga fillimi i vitit 2018 ka tejkaluar ndjeshem shifren vjetore te vitit paraardhes. Pjesa me e madhe e mjeteve lundruese turistike jane ankoruar kryesisht ne kalatat e Terminalit Perendimor. Nga te dhenat operative te Sektorit te Statistikave te Portit te Durresit, qe nga 1 janari deri me 24 shtator 2018 ne port, jane ankoruar 345 jahte te permasave te ndryshme. Nderkaq, sipas te njejtit burim, mesohet se shifra e te gjithe vitit 2017 ka ndaluar ne 294 jahte gjithsej. Vetem gjate ketij muaji 41 jahte me flamure te vendeve te ndryshme te botes jane ankoruar per nje periudhe nje javore ne portin e Durresit.