Këtë fundjavë mund ta kaloni në Gramsh!

Written by on 23/05/2019

Bashkia e Gramshit është në përgatitjet e fundit  për edicionin e tretë të Natyra Fest 2019! Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel, Ergita Kaso nga Bashkia Gramsh,  us hpreh se ky event synon të lidhë më shumë qytetarët nga e gjithë Shqipëria me natyrën, të krijojë alternativa të reja për të njohur qytetin, kulturën dhe traditën dhe vecanërisht të promovojë  atraksionet natyrore të Gramshit. “Natyra Fest 3” do të zhvillohet në datat 25-26 Maj.

Gjatë këtyre dy ditëve, Ergita Kaso nga Bashkia Gramsh u shpreh se  është parashikuar që të eksplorohen pikat e larmishme turistike ende të pazbuluara të Gramshit si Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, Grabova, Liqeni i Zi, Kanioni i Sinecit e shumë ndalesa të tjera. Përvec këtyre pikave turistike, programi i këtij eventi  parashikon dhe panair tradicional në qendër të qytetit , ngritje balonash, aktivitete me kanoe ne Liqen, ecje në natyrë, kamping, ngjitje dhe kacavarje në shkëmbinj (climbing), çiklizëm dhe eksplorim shpellash. Ndërkohë mbrëmjet e dy ditëve të aktivitetit janë planifikuar të mbyllen me, Party, Kinema Verore dhe  muzikë me pjesmarrjen e vecantë grupeve folklorike nga Garmshi, Elbasani, Prrenjasi, Belshi dhe Mallakastra.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist