KE dhe PE rane dakord per aplikimin e sistemit ETIAS ne zonen Shengen

Written by on 27/04/2018

KE dhe PE rane dakord per aplikimin e sistemit ETIAS ne zonen Shengen

Keshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti i BE kane rene dakord per te proceduar me tej me Sistemin e Informacionit te Udhetimit dhe Autorizimit, nje platforme e cila pritet te shtoje kontrollet mbi qytetaret nga shtetet jo anetare te bllokut, qe hyjne ne zonen Schengen dhe qe do t’u kushtoje vizitoreve te paguajne 7 euro ne çdo aplikim. Sistemi do te realizohet online dhe qe do te preke edhe qytetaret shqiptare dhe ka per qellim te shtoje kontrollet mbi udhetaret, duke pare nje sere zhvillimesh negative ne Evrope perfshire sulmet terroriste. Sipas pergatitesve te planit, plaftoforma do t’i jape me shume informacione autoriteteve rreth individeve qe futen çdo dite ne Bashkimin Evropian duke i pajisur ato me nje autorizim te cilin me pas duhet ta paraqesin ne drejtorine e kufirit. Autorizimi do te kete nje vlefshmeri 3 vjecare dhe do te nise te aplikohet nga viti 2020. Tarifa nuk eshte pritur mire nga vendet qe do duhet te paguajne ne te ardhmen, e megjithate, Bashkimi Evropian ka sqaruar se kjo praktike perdoret edhe nga vende te tjera perfshire Shtetet e Bashkuara dhe Kanadane. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist