Karnavalet e Shkodres!

Written by on 04/03/2019

Karnavalet e Shkodres!

Qindra qytetarë ndoqën performancat e shumta të aktorëve shkodranë dhe nxënësve të shkollave të këtij qytetit në ditët  e karnavaleve, organizuar në datat 2 dhe 3 Mars ne Shkoder.

Për ora të tëra, qyteti është kthyer në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.

Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës ,ku në fund u bë dhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë.

Kjo festë prej vitesh e ka bërë Shkodrën të veçantë edhe këtë vit atmosfera e festive me angazhimin e artistëve u përcoll me shumë interes. Ndërkohë nga viti në vit, këto festime po tërheqin vëmendje jo vetëm për qytetarët shkodranë por dhe më gjerë.

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1860.

Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist