Kanadaja , miliarda dollarë për shëndetin e femrave në botë!
Written by rt on 06/06/2019
Kanadaja do të investojë 1.4 miliardë dollarë në vit në shëndetin e femrave në mbarë botën. Investimet do të vazhdojnë në nivele të njëjta deri në vitin 2030. Sipas kryeministrit kanadez të gjitha gratë në të gjithë botën duhet të kenë kujdes shëndetësor të sigurtë dhe cilësor .”Duke investuar në shëndet dhe të drejtat riprodhuese si dhe në shëndetin e nënës , duke investuar te të porsalindurit dhe fëmijët, ne mund të ndërtojmë një botë më të drejtë, të barabartë dhe më të begatë”,është shprehur kryeministri kanadez Justin Trudeau.