Kaltrina Durmishi, menaxherja e It-ve në 40 banka austriake

Written by on 06/01/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Kaltrina Durmishi, vajza nga Kosova që jeton dhe punon në Austri që prej vitit 1998, kohë kur në Kosovë kishte nisur lufta. Ajo tha se pas përfundimeve të studimeve, pati mundësinë të niste punë si menaxhere për sistemin bankar austriak dhe me kalimin e kohës, i besuan menaxhimin e It-ve për 40 banka të rëndësishme të vendit. Kaltrina është nga Skënderaj e Kosoves dhe ka studiuar për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Ajo u shpreh se komuniteti i shqiptarëve në Vienë është shumë i organizuar dhe në të gjitha profilet ka modele shumë të suksesshme. Përsa i takon vendeve më interesante për t’u parë, Kaltrina tha se  Viena është një qytet fantastik për të jetuar, por dhe periferia nuk mbetet pas.


Current track

Title

Artist