Kaledonia e Re voton kunder pavaresise nga Franca!

Written by on 05/11/2018

Arkipelag i Paqesorit te Jugut te Kaledonise se Re votoi kunder pavaresise nga Franca, nje proces dekolonizimi i nisur prej 30 vjetesh. Bazuar ne rezultatet e hershme dhe me nje perqindje pjesemarrjeje prej rreth 80%, votimi “Jo” ishte ne masen 56.9%. Ky eshte votimi i pare per pavaresine qe mbahet ne territorin francez qe pas pavaresise se Djibouti-t ne Bririn e Afrikes ne vitin 1977. Gjate nje udhetimi te meparshem ne arkipelag ne maj, Macron pranoi “dhimbjet e kolonizimit” dhe pershendeti fushaten “dinjitoze” per autonomine e udhehequr nga kanaket indigjene. Pavaresisht nga shtrirja prej 16  mije kilometra larg bregut te Australise lindore, nacionalizmi francez eshte i forte ne mesin e popullsise ishullore prej 268,000 banoresh. Te dhenat e hershme nga votimi tregojne se ishujt do te qendrojne me Francen, e cila subvencionon ekonomine e Kaledonise se Re ne nje mase prej 1.5 miliarde euro ne vit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist