Kalaja e Shkodrës po mirëpret turistë të shumtë!

Written by on 21/06/2021

Grupet e para turistike nga Ballkani, por dhe Rusia, Ukraina, Italia e shtete të tjera, kanë mbërritur në Shkodër. Ata që kanë trokitur në dyert e kalasë së “Rozafës”, nuk janë të paktë. Përgjegjësi i muzeut të kalasë së Rozafës, Ndriçim Mlika, tha se gjatë vitit 2021, më shumë se 15 mijë turistë e kanë vizituar këtë kala, një shifër pozitive krahasuar me periudhën e pandemisë.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e muzeut historik në Shkodër, Amila Gjyrezi, shprehet se shtëpia muze e “Oso Kukës” dhe muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës“ ofrojnë objekte mjaft tërheqëse për turistët, të cilët pas lehtësimit të masave të COVID-19, kanë nisur të shtohen në numër./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist