Jo më shumë se dy familje bashkë! Edhe Kroacia shtrëngon kufizimet në prag të festave

Written by on 18/12/2020

Nga 22 dhjetori deri më 8 janar Kroacia do të fusë në përdorim leje kalimi për lëvizje dhe do të ndalojë grumbullimin e njerëzve nga më shumë se dy familje. Si pjesë e shtrirjes së masave ekzistuese, ndalimi i funksionimit të kafeneve mbetet në fuqi dhe restorantet mbeten të mbyllura. Kalimi midis qarqeve në Kroaci do të jetë i mundur për policinë, zjarrfikësit, personelin mjekësor dhe shërbimet e tjera të urgjencës. Gjithashtu restorantet në hotele nuk do të lejohen të organizojnë festime për Vitin e Ri.


Current track

Title

Artist