Jeruzalemi nder destinacionet me “te nxehta” te ketij viti!
Written by rt on 20/12/2018
Raporti i Euromonitor International “100 destinacionet me te mira te vitit 2018” e cilesoi Jerusalemin nje nder qytetet me te ‘nxehta’ per turistet ne bote. Ne vitet e fundit, qyteti ka pare nje transformim te madh, gje qe e ka çuar drejt nje rinovimi urban dhe nje hapi te rendesishem drejt modernitetit. Ne vitet e fundit, jane vene ne funksion disa sherbime te reja, qe e kane bere Jerusalemin me praktik, me synimin per te arritur te njejtin nivel te qyteteve te tjera te medha ne bote. Ne baze te te dhenave te fundit te Qendres se Statistikave te Izraelit, ne fillim te vitit 2018, Izraeli ka pritur 3.7 milione turiste nga e gjithe bota, me nje rritje +14% krahasuar me vitin e meparshem. Sipas raportit, kjo shifer pritet te arrije ne 38% ne fund te vitit, ne 4,8 milione turiste.