Jeni gati per kroceren “topless” ?

Written by on 30/03/2018

Original Group , nje prej me te njohurve ne bote per turizmin e “te rriturve” me qender ne Meksike, ka njoftuar planet per prezantimin se shpejti te kroceres se pare topless qe do te akomodoje ne bordin e saj turiste nudo. Anija turistike do te quhet “Temptation Caribbean Cruise ashtu si dhe hoteli me te njejtin koncept qe eshte vendosur ne Kankun, Temptation Resort. Anija qe eshte quajtur dhe Kendi i Lojrave per te Rriturit do te nise itinerarin e saj nga shkurti 2020 me destinacion kryesor brigjet meksikane dhe Grand Cayman. Pasagjeret topless ne brendesi te kroceres do te shijojne mbremje tematike, performanca VIP, festa prane pishines dhe shfaqje nga DJ te mirenjohur. Per kroceren topless eshte huazuar nje anije e kompanise se mirenjohur te lundrimit Royal Caribbean me emrin  Brilliance of the Seas me 1074 dhoma dhe suita. Per te gjithe ata qe duan adrenaline dhe argetim te garantuar kjo krocere vetem per te rritur eshte zgjidhja ideale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist