Java e vaksinimit masiv të studentëve

Written by on 07/10/2021

Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot të gjithë studentët ende të pavaksinuar të shfrytëzojë javën e ardhshme për t’u vaksinuar si rruga për të hyrë në auditor me të tjerët. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi një ditë më herët se me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor, fokusi të jetë vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist