Java e modës në Paris, “festa” e Tommy Hilfiger e Zendaya
Written by rt on 04/03/2019
Me Grace Jones plot 70 vjeç, e veshur me një body të artë, xhaketë dhe çizme kaubojs, Tommy Hilfinger ndalet në Paris, në teatrin e Champs Elysees, për të prezantuar shoun e tij “Shiko tani, bli tani”, me yllin e këtij sezoni, ambasadoren e re globale, aktoren dhe këngëtaren amerikane Zendaya, e ftuar për të stiluar një koleksion të ri, në bashkëpunim me stilistin.
Modelet dolën në pasarelë me patina e duke kërcyer, ndërsa skena ishte mbuluar nga drita diskoje. Që në tetor të 2018-ës ishte njoftuar se Tommy Hilfinger do të bashkëpunonte me Zendayan, pas katër vite bashkëpunimi me Gigi Hadid.
Dhe ajo që u pa në sfilatën e Parisit ishte një rikthim në vitet 70 me një festë të vërtetë mbi pasarelë. Veç ngjyrave dhe kostumeve, kishte edhe një tjetër risi. Në pasarelë zbritën 59 modele me ngjyrë, të moshës nga 18 deri në 70.
Top Channel