Japonia rinis gjuetinë e gjitarëve të detit pas 30 vitesh
Written by rt on 02/07/2019
Japonia ka bërë të ligjshme gjuetinë e balenave për qëlllime konsumi dhe jo vetëm studimi. Ekspeditat planifikojnë të kapin rreth 227 gjitarë deti. Pas më shumë se tri dekadash, peshkatarët japonezë do të rinisin gjuetinë e balenave për qëllime tregtare. Ndërkohë që qytetarët e kanë mirëpritur vendimin duke e quajtur si kthim në traditën 400 vjeçare, kritikët e shohin si rrezik në zhdukjen e e specieve të balenave.