Japonia, gati të lëshojë pasaportat e vaksinës për udhëtimet jashtë vendit!
Written by Radio Travel on 17/06/2021
Së shpejti Japonia do të vërë në dispozicion një pasaportë vaksine për udhëtarët japonezë, teksa qeveritë në të gjithë botën eksperimentojnë me mënyrat për të rindezur turizmin dhe udhëtimet e biznesit. Përhapja e vaksinave në Japoni filloi relativisht ngadalë, por ka marrë hapa në javët e fundit. Pak më shumë se gjashtë përqind e popullsisë aktualisht është plotësisht e vaksinuar.
Kufijtë e vendit janë të mbyllur për pothuajse të gjithë ardhjet e huaja, megjithëse rregullat do të zbuten për Lojërat Olimpike, të cilat hapen në Tokio në 23 korrik./radiotravel.al