Jahti superluksoz ankorohet në Durrës
Written by Radio Travel on 12/07/2019
Jahti superluksoz “Vertigo” është ankoruar këtë të mërkurë në portin e Durrësit. Jahti është nisur nga Spanja për në Durrës, ndërkohë destinacioni i saj i radhës do të jetë Spliti në Kroaci. Porti më i madh i vendit është kthyer në destinacion të jahteve dhe kroçerave luksoze. Vetëm në muajin qershor në kalatat e portit janë ankoruar rreth 107 jahte turistikë nga vende të ndryshme të botës.