Ja sëmundja që rrezikon zhdukjen e bananes!
Written by rt on 07/05/2019
Një infeskion i quajtur “Sëmundja e Panamasë”, po shkatërron bimën e bananes. Sëmundja infektuese ëshë përhapur me shpejtësi në Azi, Australi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Vetëm në Filipine , dëmi ka qenë pothujse shkatërrues me 400 milion dollarë humbje. Nga sëmundja rrezikohet jetesa e miliona njerëzve që jetojnë nga industria e kësaj bime, me fitime deri në 44 miliardë dollarë por edhe 400 milion njerëz që jetojnë në sajë të burimeve të konsiderueshme të kalorive të bananes.Megjithatë, duket se jo gjithcka është e humbur. Shkenctarët po kërkojnë bimën rezistente që do t’i bëjë ballë sëmundjes së Panamasë.