Ja sa orë në muaj flasin shqiptarët në telefon!

Written by on 27/12/2019

Çdo shqiptar ka folur mesatarisht 184 minuta në muaj nga telefoni i tij celular gjatë tremujorit të tretë të vitit. Të dhënat nga AKEP tregojnë se përdorimi i celularit gjatë këtij viti ka qenë në rënie. Trafiku mesatar mujor për përdorues ka rënë me 2.6 % krahasuar me tremujorin e dytë . Trafiku total dalës nga rrjetet celulare për tremujorin e tretë të vitit pësoi rënie me 8%  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyeja kryesore e rënies së trafikut të rrjeteve celulare , sipas ekspertëve është përdorimi i aplikacioneve të mbështetura në internet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist