Ja perfitimet e Rusise ne turizem nga Boterori 2018
Written by rt on 13/06/2018
Boterori i Futbollit ne Rusi do te sjelle perfitime te medha ekonomike nga prurjet turistike. Travelport ka bere nje studim se fundmi ku ka vene re nje rritje te prenotimeve per fluturime ne Rusi nga udhetaret e huaj me 34% me shume se nje vit me pare ne te njejten periudhe. Turistet me prenotimet me te larta drejt Rusise duket se jane ata nga Gjermania, SHBA-ja, Egjipti, Brazili dhe Kina. Nderkohe qe ne total Rusia pret mbi 2 milione turiste te huaj gjate periudhes qe do te zhvillohet kampionati dhe mbi 4 miliard $ fitime prej tyre. Kupa e Botes Rusi 2018 do te nise neser e do te vijoje deri ne 15 korrik.