Ja muzeu që festoon 200 vjetorin e tij!
Written by rt on 10/05/2019
Muzeu I famshem Prado ne Spanje, ne prag te festimeve per 200 vjetorin e tij , ka mirepritur ekspozimin e kryevepres “Njoftimi”, te piktorit të rilindjes Fra Angelico. Vepra është restauruar dhe ekspertët kanë punuar për thuajse një vit në muzeun e Madridit për të harmonizuar ngjyrat e saj. Kostoja e restaurimit ka shkuar në 150 mijë euro dhe është mbuluar nga donacione nga dy organizata jo qeveritare. Njoftimi do të jetë vepra kryesore e një ekspozite që do ti kushtohet rilindjes së hershme, që muzeu Prado do të hapë nga 28 maji deri më 15 shtator. Muzeu i famshëm spanjoll, priti 2.9 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe mban një seri eventesh speciale dhe ekspozitash për të festuar 200 vjetorin e tij.