Ja kush janë  njerëzit më të pasur në botë për vitin 2019….

Written by on 07/03/2019

Ja kush janë  njerëzit më të pasur në botë për vitin 2019….

Kohëra të vështira për miliarderët e Forbes. Për të dytën herë në dhjetë vitet e fundit, si numri i miliarderëve, edhe pasuria e tyre, është zvogëluar, duke treguar që edhe njerëzit më të pasur nuk kanë imunitet ndaj situatave të papritura ekonomike dhe dobësisë së tregjeve të aksioneve.

Sipas Forbes, numri i miliardëve në botë për 2019 është 2.153, 55 persona më pak krahasuar me një vit më parë. Nga këta, 46%  kanë një pasuri më të vogël krahasuar me vitin e kaluar.

Azi-Paqësori është zona më e goditur, duke humbur 60 miliarderë. Në krye është Kina, e cila ka 49 miliarderë më pak se një vit më parë. Edhe Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika kanë humbur terren. Sa i përket Amerikës, Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë dy kombet e vetme, numri i miliarderëve të të cilave është rritur krahasuar me një vit më parë. Shtetet e Bashkuara mbajnë numrin rekord të miliarderëve, 609 persona, në krye të të cilëve është Jeff Bezos, ndërsa në vend të dytë, Bill Gates.

Ja 10 njerëzit më të pasur për vitin 2019 të Forbes

       1.Jeff Bezos & family -$ 131 miliardë

       2.Bill Gates – $ 96,5 miliardë

      3.Warren Buffett – $ 82,5 miliardë

      4.Bernard Arnault & family – $ 76 miliardë

      5.Carlos Slim Helu & family -$ 64 miliardë

      6.Amancio Ortega – $ 62,7 miliardë

      7.Larry Ellison – $ 62,5 miliardë

     8.Mark Zuckerberg- $ 62,3 miliardë

    9.Michael Bloomberg – $ 55,5 miliardë

   10.Larry Page – $ 50,8 miliardë


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist